Gjatë bisedës në studion e emisioni ‘Pikat mbi I” në News24 analistii Artur Zheji ka thënë se ish-LSI, “Partia e Lirisë do të ketë rolin e ‘kingmaker’ në zgjedhjet e ardhshme”.

Sipas tij nëse opozita futet e e përçarë në zgjedhje PS do të ketë një “shëtitje” gjatë zgjedhjeve.

Nga ana tjetër analisti Eduard Zaloshnja ka thënë se Meta ka deklaruar se qëllimi i partisë së tij është marrja e këshilleve bashkiake dhe jo kryesia e tyre.

Ai shtoi se “Meta dhe Berisha kanë rënë dakord për këtë dhe e kanë gjetur mënyrën për të qenë bashkë në zgjedhjet lokale”.

Zheji:

Mund të flasim për një vjetërim të qeverisë, por nuk kemi asnjë alternativë nga opozita. Shqiptarët kanë 30 vjet që janë të detyruar mes 3 personazheve, Basha ishte një ndërkallje në mes por ishte  i eklipsuar nga aureola e Berishës. Dhe njerëzit fillojnë gjykojnë kush është më i bukuri, më i gjati , etj sepse i kanë provuar të gjithë. Duhet një alternativë e katërt, një rrugë e re. ISh- LSi mbetet kingmaker, nuk e di si do bashkohet me PD për kandidatët për zgjedhjet vendore. Nëse do kenë zgjidhje harmonike, kandidatë të duhet të kenë nuance përtej traditave të 2 partive. Them që do ketë vërtët  garë nëse kjo ndodh, por nëse hyjnë të përçarë PS do e ketë një shëtitje në zgjedhje.

Zaloshnja:

Nga 61 bashki në vetëm 19 opozita mori më shumë se PS dhe PSD së bashku. Pas çdo zgjedhje është e njëjta histori. Ka njerëz të pakënaqur dhe prapë votojnë për fanellën e ekipit të tyre. Për opozitën sondazhet zhvillohen nëse kanë opinion mbi metodat se si vepron opozita, në parlament, shfaqja në media, protestat, etj. Korrupsionin nuk e quanin kërcënim për stabilitetin në vend. Ky është problemi afatgjatë, njerëzi janë të pakënaqur me korrupsionin, me energjinë, etj dhe sipas sondazheve nuk ka dëshirë për forcë të re politike. Kjo situatë ndryshon vetëm në këtë mënyrë, protestat janë ngulitur në mendje që nga protestat e krijimit të PD. Protestat spontane janë ato që kanë më shumë forcë. Meta e ka deklaruar hapur që objektiv do jenë këshillet bashkiake dhe jo kryetarët, me sa kuptoj kanë rënë dakord për këtë. E kanë gjetur mënyrën për të qenë bashkë në zgjedhjet lokale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb