Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se Partia Demokratike duket se po konkurron në zgjedhje për vendin e dytë.

Lubonja theksoi se duket se PD ka hequr dorë nga kërkesa teknike. Ai shtoi se nuk ka vullnet nga mazhoranca që zgjedhjet të jenë të lira.

“Fatos Lubonja: Nuk ka vullnet këtu nga mazhoranca që zgjedhjet janë të lira dhe të thotë të fitojë kush ta meritojë. Atëherë, pse PD thotë që do fitojë? E lëshuan kërkesën për qeveri teknike.

PD shkon në zgjedhje për të marrë vendin e dytë, që do të thotë se ndoshta po pranon të bëjë fasadën”, deklaroi ai. Mendoj se shqiptarët në Greqi dhe në Itali mund të patronazhohen më lehtë. Kjo ndodh, sepse krimi shqiptar kryesisht vepron në Europë. Edhe ata kanë fuqi financiare e mund të blejnë vota. Rama patronazhon dhe e do të sigurt rezultatin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb