“Nuk kam bere konsulta me partitë për 6 marsin. Kam patur vetem nje takim me z.Balla”. Ky ka qenë sërish sqarimi i presidentit Ilir Meta për takimin që pati pak ditë më parë me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ku u ra dakord edhe për datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Ai tha sot në vizion plus me takimin vetëm me Ballën, shmangu debatet me PD-në.

“Për te evituar çdo debat dhe polemike me PD-në, e cila bojkotoi zgjedhjet e fundit vendore, bëra zgjedhjen që në takim për zgjedhjet e 6 marsit të thërrisja kreun e grupit parlamentar të PS-së.”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: