Në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 është diskutuar për rënien drastike të votave e mandateve që pati LSI në zgjedhjet e fundit krahasur me 2017.

Analisti Shpëtim Nazarko thotë se votat e LSI kësaj here i mori PD, dhe Meta e dinte këtë, por nuk kishte çfarë bënte dhe sulmonte Ramën.

Nga ana tjetër Lubonja e kundërshton këtë tezë duke thënë se LSI më shumë mandate pati kur ishte parti në pushtet dhe votat ia bënin drejtorat e shefat, por tani ata nuk i ka PD por PS.

Madje analisti thotë se halli i Ramës në këto zgjedhje ka qenë LSI, prandaj dhe rekrutoi në lista Nasip Naçon dhe Lefter Kokën, apo në Elbasan ku sipas tij zyrat e LSI u terrorizuan dhe Kryemadhi nuk guxonte të shkonte më.

SHPËTIM NAZARKO: Po të marrësh një vëzghues dhe nga hëna, Meta e kupton kush ia ka vjedhur votat. Nëse PS ka plus-minus votat që ka pasur, krijohet një diferencë e lemerishme nga LSI në PD. Fiks, me të njëjtën numër deputetësh. Nën tavolinë si vjerdha e Aliut me Masarin, Meta sytë i kishte tek Rama, por mendjen e kishte tek Basha. Nëse marr një vëzhgues që s’është fare partiak, sheh sa ka pasur PS, sa LSI në 2017, kush ia ka marrë?

Ky e dinte që në 2009 PS plus LSI kishin 100 mijë vota popullore, dhe bënin 70 mandate bashkë. Nëse ne do rrimë bashke me LSI. Meta e di kë ka armik, po s’ka çti bëjë gomarit e i bie samarit. Në rast bashkimi, do i kërkonte 15 vënde të sigurta dhe nuk bëhej. Basha i mori votat LSI-së.

 

ARJAN VASJARI: Ti thua që votat e LSI-së i ka marrë PD-ja. Në fakt nuk them, LSI ka marrë të sajat. Është situatë ndryshe. Për të zgjidhur fabulën, LSI-në nuk e pengon ligji të hapë kutitë e të shohë kush ia ka vjedhur votat.

FATOS LUBONJA: Kur flitet për rregullsi zgjedhjet në standarde eurpiane, edhe sikur t’i ketë vjedhur votat PD zgjedhjet janë të parregullta, të trukuara. E para, ruani standardet për Shqipërinë se nesër kush është më i fortë vjedh. Një tjetër element, harrove 84 mijë vota të pavlefshme, 7-8 deputetë që duhet hetuar. Ligjërisht të vihet në diskutim dhe këto zgjedhje.

Sa i përket se kush ka vjedhur meqë këtu vidhet. Po marrim pragmatikisht, do shtrojmë pyetjen, kush ja vodhi LSI-së, kush ja mori. Unë gjykoj se LSI ka qenë parti pushteti .Votat që ka marrë LSI kanë qenë që i kanë marrë me drejtora, shefa, këto e ato. U fuqizua duke luajtur si parti pushteti. Në kurriz të kujt? Merr e shiko pak, se mund të jenë të dy palëve. Merr shiko pak çfarë lëvizjesh janë bërë për të kufizuar LSI-në. Kush i ka bërë. Kishe në Durrës Lefter Kokën, ka qenë me LSI. Nasip Naço në Berat, i LSI ka qenë. Kishte hall LSI-në Rama. Drejtorët kush i ka sot PD, apo PS? Ata drejtorat që thotë ODIHR kanë hyrë në zgjedhje duke abuzuar me administratën i ka PS. Kanë ndodhur disa gjëra të vogla. Po flasim kush i ka marrë votat, e kush ia ka marrë. Mesa di unë të dhëna nga Elbasani konkrete, janë që bandat e Elbasanit kanë terrorizuar qendrat e LSI, sa Kryemadhi nuk guxonte më të shkonte Elbasan. Kur bërtiste Meta, bërtiste nga gjithë kjo, Kishte këto halle.

ARJAN VASJARI: Jemi duke folur për vjedhje apo spostim. Do të thotë LSI s’ka asnjë pengesë që të kërkojë çdo lloj kutije, e të verifikojë. Ne jemi në gjykim në dinamikë. Nëse themi që votat janë në kuti, nëse na rezulton se votat në kuti janë manipuluar, ne do themi jo? Që janë përdorur fonde publike, janë përdorur në stërmasë, presione në stërmasë, por duhen provuar.

A do i legjitimojë OSBE-ODIHR këto zgjedhje. Nëse i legjitimon ose jo këto zgjedhjem duhet të shohë a ka transformim votash aty në kuti apo jo. Do i ketë në raportin përfundimtar, por s’i shmanget dot faktit që 5 janë 5 dhe 7 janë 7.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb