VORË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë para zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave, ka reaguar ashpër nga Vora duke deklaruar qartë dhe prerë se asnjë proces kriminal i dalë nga parlamenti monist nuk do të njihet.

“Ne nuk e njohim procesin kriminal që po bëhet në Akademinë e Shkencave, që është treguesi më i qartë i një regjimi injorant, brutal dhe kriminal që do të ekzekutojë elitën e shpirtit dhe të mendjes. Ne nuk do të njohim asnjë akt të këtij parlamenti monist”, deklaroi Basha gjatë një takimi me banorët e Vorës.

Sipas Bashës për të shmangur një akt të tillë kriminal ashtu si shumë të tjerë nga qeveria e ardhur nga krimi, “ka vetëm një zgjidhje, ka vetëm një rrugë: largimi një orë e më parë i Edi Ramës. Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme ku qytetarët do të kenë fatin e tyre në duart e tyre”-tha Basha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: