A do ta perballoje edhe me gjate pjesa nacionaliste e Bosnjës sfidën me SHBA-te
Serbi i Bosnje Milorad Dodik arriti serish ne këto zgjedhje boshnjake 2022 te terheqe vëmendjen e gjithe mediave nderkombetare vetem mbi personin e tij. Nje gje jo e veshtire per kete prorus me deklarata provokuese pasi figura e tij lexohet lehte kurse zgjedhjet ne Bosnie Hercegovine kane nje strukture tejet te nderlikuar sa dhe vete konstitucionalistet boshnjake ngatërrohen.

Por mbase nacionalisti serbo-bosnjak prorus po njeh muajt e fundit te “lavdise” se tij. Rivalja e tij ne keto zgjedhje Jelena Trivik e akuzon për manipulime. Kjo e fundit perkrahet nga Vuçic, ish-mbeshtetes i fanatikut serb te Bosnies, i cili mesa duket kërkon te distancohet kur sheh sesi Dodik eshte shnderruar sot ne Europe ne nje personazh po aq i urryer sa Putini. Edhe Shba-te po tregohen aktive ne lakun qe sa vjen dhe i shtrengohet ne fyt Dodikut. Pasi e kane shpallur kete te fundiut non grata ne fillim te viti, Shba-te futen dje ne listen e tyre te zeze edhe financuesin e Dodikut, biznesmenin Slobodan Stanković i cili kishte vene televizionion e tij ATV ne Banja Luka ne sherbim te nacionalistit serb te Bosnies. Dhe nuk eshte venia po ne kete liste te zeze amerikane e kryeministrit te Bosnie Hercegovines , Fadil Novaliç , mik i udheheqesit te boshnajkeve mysymane Bakir Izetbegović icili humbi zgjedhjet , qe do te beje qe te shmanget shenjestra e vertete e amerikaneve ne Bosnie nga Milorad Dodik ne veçanti dhe nga nacionalizmi luftënxitëses ne pergjithesi.

Milorad Dodik si varremihes i Bosnies dhe vater proruse ne Ballkan
Kete fund jave , zgjedhesit ne mbare Bonsie Hercegovinen u ftuan te votonin per gjithshka te mundshme, edhe per tre presidentet ne nivelin federal, edhe per cdo president ne nivelin e seciles se tre njesive te Bosnies Hercegovines , edhe per parlamentin federal, edhe per secilin nga tre parlamentet lokale pa harruar se fundmi edhe zgjedhjet bashkiake.

Nese interesohemi tek Republika serbska e Bosnies, imazhi qe del eshte ai i ciftit Putin Medevdev kur me rradhe njeri behej President dhe tjetri Kryeminister. Ne Republika serbska ky “çift” formohet nga Milorad Dodik dhe Željka Cvijanović. Kur njera eshte presidente e Republika serbska, tjetri eshte president ne nivelin federal i caktuar nga Républika serbska dhe anasjelltas. Ne keto zgjedhje Dodik mbaroi mandatin si President ne presidencen rotative te Bosnie Hercegovines dhe garoi per t’u bere president i Republika serbska ne vend te Željka Cvijanović e cila mbaroi postin si Presidente e Republika serbska dhe garoi per t’u bere presidente ne presidencen treshe rotative te Bosnie Hercegovines. Kjo e fundit e fitoi pa problem mandatin e ri, me me shume se 50% te votave. Por Milorad Dodik e ka me te veshtire me sifdanten e tij nga opozita serbe lolake , 39 vjeçarja dhe ekonomistja Jelena Trivic. Te dy mbreme shpallen se i fituan zgjedhjet.

Trivic shkon dhe me larg duke e akuzuar Dodik per vjedhje votash. Rezultati perfundimtar kete te marte 4 tetor ne mesdite ende nuk eshte shpallur, por nje tjeter pro-rus ne Europe vendosi menjehere ta pergezoje Dodikun sot. Ai eshte Viktor Orban i Hungarise. Kjo dyshe perben aksin e afishuar te pro-Putinit ne Europen lindore dhe ballkanike, nderkohe qe Vuçiç avancon me i maskuar. Cuditerisht ne keto zgjdhje ai nuk ia dha perkrahjen e tij Dodikut, por rivales se tij Jelena Trivic. Levizje e matur mire dhe pa shume deme per Vuçiç pasi ne te vertete Dodik dhe Trivic jane njesoj, kjo e dyta eshte po aq nacionaliste fanatike pro-serbe ne dem te nje shteti te unifikuar boshnjak. Por ajo ka nje “cv” me te mire, nderkohe qe te perkrahesh Dodik rrezikon te infektohesh nga imazhi i tij i helmuar ne te gjitha kancelerite perendimore per te cilat Serbia ka nevoje ne keto momente krize ekonomike dhe shprese integrimi ne BE.

Dodik nga ana e tij, pasi e thelloi krizen egzistenciale te Bosnies vitin e kaluar duke kerkuar ushtri me vete per Republika Serbska , te pajisur dhe te stervitur me pas sigurisht nga Moska, deklaron tani se do te kerkoje dhe nje minister te jashtem per Republika serbska gje qe nuk e parashikon kushtetuta boshnjake. Dodik nuk e fsheh planin e tij separatist qe justifikohet edhe nga aneksimet qe po ben Rusia ne Ukraine. Ne emer te vetevendosjes se popujve, ai kerkon shkeputjen e republika Serbska nga Bosnie Hercegovina dhe me pas , si nje shtet i bere i pavarur kjo republike te votoje bashkimin me Serbine. Ose pse jo , ne nje skenar te çmendur por jo ta pamundshem , bashkimin me Rusine , pasi kjo e fundit zoteron tashme nje territor larg kufijve te saj dhe ne zemer te BE-se Kaliningradin.

Kundergjigja amerikane ndaj nacionalizmave ne Bosnie
Ne kete tabllo te zymte jo vetem per te ardhmen e Bosnies por dhe te vete sigurise ne Europe , forcat perendimore me Shba-te ne krye, kane se pari nje karte madhore ne dore. Te promovojne forcat politike te moderuara qe nuk predikojne nacionalizmin por vlerat europiane te paqes dhe harmonise mes popujve. Keshtu duhet kuptuar fitorja krejtesisht e papritur ne njesine myslymane te Bosnies, si president i kesaj njesie ne presidencen federale , te profesorit Denis Bećirović . Ai mundi te djelen liderin historik por dhe nacionalist lokal , Bakir Izetbegović i biri i heroit te luftes , Alia Izetbegović. Bakir Izetbegović u mbeshtet fuqimisht ne fiushate tek nje tjeter figure lokale e Tuzles, Fadil Novalic , kryeministri aktual federal i Bosnie Herecegovines, qe amerikanet e futen dje ne listen e zeze. Izetbegović peson keshtu nje goditje te dyfishte. Fadil Novalic ndonese vete i moderuar, shpallet “non grata” nga Washingtoni pas ankesave te nje grupi pensionistesh (egzaktesisht njera sryesh Amra Zulfikarpašić artiste) , te cilet morren nje leter me 2018 si 350 mije pensioniste te tjere, nga kryeministri i tyre Fadil Novalic me mburrje per masat e qeverise se tij ne favor te pensionisteve . Kjo leter u konsiderua dhe denoncua nga pensionistet si propagande elektorale. Denoncimi u be me akuzen se ne cfare rruge Kryeministri kishte arritur te siguronte te dhenat e tyre personale per qellime elektorale. Ketij ankimimi te pensionistave boshnjake Shba-te u japin sot nje pergjigje me venien ne listen e zeze te Kryeministrit aktual te Bosnies. Por ne dosjen e Fadil Novalic ka dhe nje afere korrupsioni qe Shba-te nuk e evokojne ne aktin e shpalljes non grata per arsye se ajo eshte ende ne hetim por qe mund te jete nje arsye me shume. Behet fjala per nje firme qe Kryeministri hodhi ne momentin e pandemise se kovidit per blerjen me urgjence per rreth 6 milione euro pajisje oksigjeni , pa tender te vertete, ne perfitim te nje kompanie me emrin “Srebrene maline” e cila nuk kishte cmimet me te favorshme ne krahasim me konkurrente te tjere.

Pertej Fadil Novalic, “non grata” me domethenese e shpallur nga ameerikanet kete jave dhe qe godet drejtperdrejt Dodik eshte ajo ndaj biznesmenit dhe mikut te tij Slobodan Stanković. Eshte ky qe financon liderin nacionalist serb te Bosnies sipas Washingtonit , duke marre per ndermarrjen e tij te ndertimit “Integral” shume te medha pa tendera nga pushteti lokal i Dodik. Me keto fonde , biznesmeni ne fjale bleu enkas nje televizion per t’ja vene ne sherbim retorikes se Dodikut.

Shba-te me isntrumentin e tyre te listes se zeze po ashpesojne tonet jo vetem kundra politikaneve boshnjake (Dodik , Novalic) , apo kundra biznesit te korruptuar me politiken (Stanković) , por me e rralle akoma, kundra prokuroreve te korruptuar boshnjake . Para pak javesh, u fut me buje ne listen e zeze amerikane dhe vete prokurorja e Bosnie Heercegovines Diana Kajmaković qe hetonte mbi krimin e organizuar . E vene nen pergjim, ajo rezultoi se bashkepunonte me krimin e organizuar mbi te cilin ishte e supozuar te hetonte. Ambasada amerikane ne Bosnie e justifikoi kete vendim “non grata” te adminsitrates amerikane per ta bere shembull kete prokuore te korruptuar dhe per ta detyruar sistemin e drejtesise ne Bosnie qe te beje nje spastrim me rrenje ne strukturat e saja. Fakti eshte se kjo prokurore ndonese tani ne listen e zeze te SHBA-ve , ende nuk eshte pezulluar nga detyra, por thjesht transferuar ne zyren e hetimeve te krimeve te luftes , ne pritje te nje hetimi te brendshem pas dosjes me akuza te bere publike nga Washingtoni. Ne fillim te ketij viti, nje tjeter maje e ajzbergut te sistemit te drejtesise boshnjake ra ne rrjeten e “non grata”-ve te SHBA-ve, e pikerisht kryetari i Keshillit te larte te Magjistratures dhe te Prokuroreve te te gjithe Bosnie Hercegovines, Milan Tegeltija.

Po BE-ja? Ne pamundesi sanksionesh te kalibrit amerikan, kancelerite europiane priten me shume te reagojne me nje plan ri institucional e administrativ per Bosnien perballe veshtiresise qe ka per te mbijetuar Federata aktuale. Gje qe u pa qarte ne zgjedhjet e fundit, ku jo vetem serbet e manipuluar nga Dodik jane te pakenaqur por dhe Kroatet qe denoncojne faktin se kushtetuta aktuale i privon realisht ata qe te votojne per presidentin e tyre ne nivelin federal . Realisht, presidentin kroat te presidences rotative te Bosnies e zgjedh komuniteti myslyman me i madh ne numer . Perfaqesuesi i larte i bashkesise nderkombetare ne Bosnie, Kristian Shmid, ka premtuar pikerisht reforma thelbesore institucionale fill pas zgjedhjeve. Per ato duhet te pranohen dhe votohen nga te gjitha njesite federative te Bosnies. Nga ku dhe rendesia vitale e daljes ne skene te nje klase te moderuar politikanesh boshnjake dhe daljen ne pension apo hyrjen ne “listen e zeze” te elementeve bllokues nacionaliste.

Keto zgjedhje treguan se ndryshimet ne kete drejtim po fillojne me ne fund ne Bosnie e ardhmja do e tregoje nese Bosnia do te behet nje vlere e shtuar per kontinentin apo do qendroje nje vater tensionesh dhe lufterash qe filluan pikerisht aty me 1914.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: