Fusha e betejës për presidencën franceze është zhvendosur majtas, teksa Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen luftojnë secili për të bindur miliona votues se kush prej tyre duhet të fitojë.

Presidenti ia detyronte pjesën më të madhe të mbështetjes së tij prej 27-28 për qind në votën e raundit të parë (të dielën), votuesve të qendrës së djathtë që dezertuan kandidaten konservatore, Valérie Pécresse, për të forcuar shanset e tij kundër nacionalistes Le Pen, e cila shënoi 23-24 për qind.

Macron përfitoi gjithashtu nga mbështetja e votuesve të majtë që braktisën Anne Hidalgo, kandidaten socialiste.

Meqenëse Le Pen është e sigurt se do të marrë shumicën e votave të kundërshtarit të saj të djathtë, Éric Zemmour, lufta po vazhdon tani për të fituar mbi 22 për qind të votuesve që mbështetën Jean-Luc Mélenchon, 70, liderin karizmatik te e majta radikale, Franca e Papërkulur.

Duke pranuar humbjen, Mélenchon u kërkoi mbështetësve të tij që të mos votojnë Le Pen, të cilën ai e përshkruante në kundërshtim me gjithçka që ai përfaqëson, por nga ana tjetër as nuk sugjeroi që të votonin për Macron.

Si Macron ashtu edhe Le Pen tani do të luftojnë për të bindur këta votues të krahut të majtë, shumë prej tyre të rinj dhe të pakënaqur me “sistemin”.

Le Pen ka vënë në shënjestër të majtën e pakënaqur gjatë vitit të kaluar duke vënë shqetësimet sociale, rritjen e pagave dhe përfitimeve , në krye të manifestit të saj.

Ajo ka mjegulluar pjesën anti-emigrante, anti-islame të manifestit të saj që është e neveritshme për të majtën tradicionale.

Kjo përfshin kufizimin e aksesit për të huajt, përfshirë shtetasit e BE-së, në strehim, punë, përfitime dhe kujdes shëndetësor.

Ajo gjithashtu planifikon një ndalim të plotë të mbajtjes së hixhabit në publik.

Le Pen do të krijojë personalitetin e moderuar dhe miqësor që ajo ka kultivuar që nga humbja me Macron në 2017 për të bindur votuesit e pasigurt se ajo nuk është një kërcënim, ndërsa në të njëjtën kohë do të përpiqet të bindë Francën se manifesti i saj është realist dhe serioz.

Ajo ia detyroi humbjen e saj të rëndë nga Macron në balotazhin e 2017 pjesërisht mënyrës sesi ai ekspozoi zotërimin e dobët të fakteve dhe shifrave në debatin e tyre televiziv dhe ajo është sërish në mbrojtje këtë herë.

Përballja e saj televizive me Macron, në ditët para balotazhit të 24 prillit, do të jetë vendimtare për besueshmërinë e saj.

Le Pen po punon shumë për të përforcuar atë që ajo pretendon se ndan me të majtën anti-Macron , ndjenjën e të qenit një i dobët dhe përbuzje për një president që ata e konsiderojnë se nuk ka kontakt me “popullin”.

Le Pen dhe Mélenchon bënë fushatë si kampionë të “popullit” kundër elitës, siç personifikohej nga Macron.

Për të mbështetur epërsinë e tij të ngushtë ndaj Le Pen, Macron duhet të pengojë joshjen e saj duke i dhënë një ndjenjë pozitive fushatës së tij të dobët.

Në të njëjtën kohë, Macron do të hedhë në qendër të vëmendjes atë që ai e quan manifesti i rrezikshëm dhe i pandryshuar i ekstremit të djathtë që ajo po i ofron Francës.

Presidenca e saj do ta dëbonte Francën nga Evropë dhe do ta kthente në  një aleate të Rusisë, thotë ai.

Duke synuar le Pen në fjalimin e tij të fitores në raundin e parë, mbrëmë, ai tha: “Franca e populistëve dhe ksenofobëve, nuk jemi ne”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb