TIRANE- Ervin Salianji ka korrur sot një tjetër fitore bindëse në qytetin e Lushnjes. Pas Vlorës dhe Kavajës ai ka fituar zgjedhjet për FRPD edhe në Lushnje. Ai u shpall fitues me 136 vota kundrejt 106 votave te marra nga Këllici dhe 18 nga Orjela Nebiaj. Në një postim në facebook ai shprehet: Të dashur miq, të dashur mbështetës, të dashur Demokratë: Sot fitore bindëse në Lushnje. Në katër qytete kemi fituar tre, Vlorën e pavarësisë, Kavajën e demokracisë dhe Lushjen e Kongresit. Jemi në rrugë të drejtë dhe Zoti na e priftë mbarë! U jam mirënjohës pafund për entuziazmin dhe besimin që më keni dhënë. Përpara kemi qytete e përballje të tjera: Shkojmë gjithkund për garë, vlera, meritokraci, komunitet, besim, angazhim, pjesëmarrje. Për një Forum te Ristrukturuar”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: