Mësohet se në zgjedhjet parlamentare në Gjermani këtë vit do të garojnë tre kandidatë shqiptarë. Në mesin e tyre është edhe Lendita Musliu, e cila kandidon në radhët e Partisë së Gjelbër.

Lendita Musliu është një profesioniste shqiptare, e rritur dhe e arsimuar në Mynih të Gjermanisë.

Lendita është diplomuar në shkenca juridike dhe ekonomike, si dhe ka zgjedhur të aktivizohet në jetën politike të vendit ku jeton.

Musliu do të jetë kandidate me Partinë e Gjelbër në zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun gjerman.

Në një intervistë ajo tregon rreth platformës së saj politike, formimit profesional dhe përfaqësimit të shqiptarëve në skenën politike gjermane.

“Shqiptarët janë një faktor shumë i rëndësishëm jo vetëm në Mynih, por në gjithë Bavarinë. Votuesit shqiptarë pritet të bëjnë një diferencë të madhe në këto zgjedhje”.

Ajo shprehet se në këto zgjedhje po gëzon përkrahje nga shqiptarët, përderisa ka formuar edhe një grup punues në partinë e saj, i cili do të merret vetëm për temat mbi Kosovën.

Musliu tha se objektiv i saj do të jenë temat sociale dhe ekonomike, por fokusin kryesor e ka liberalizimin e vizave për vendin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb