“Demokracia e Re” kryeson zgjedhjet në Greqi, por nuk arrin të sigurojë shumicën e mjaftueshme ne parlament. Demokracia e Re ka siguruar 146 mandate në parlament.

Në një intervistë për News24 gazetarja Ira Londo foli për ecurinë e procesit të numërimit të votave, ndërsa u shpreh se procesi i numërimit është kryer nëpërmjet atij elektronik.

Ndërkohë për formimin e qeverisë së re bëhet me dije se duhen 151 mandate.

Sakaq me kandidatëve për deputetë janë edhe 7 shqiptare, ndërsa gazetarja theksoi; “se pak a shumë kanë ndjekur fatin e partive të tyre”.

“Ligji që po ndiqet për zgjedhjet është i vendosur nga partia SYRIZA, dhe është rregulli se nëse partia që merr mandatin e parë nuk siguron 151 deputetë në parlament duhet të kalojnë një raund të dytë zgjedhjesh ku do të votojnë vetë partitë. Mitsotakis ka thënë se nuk do të kërkojë një koalicion, por një mandat për një qeveri të pavarur për të vijuar me të gjitha reformat.”, ka thënë më tej gazetarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb