ATHINE – Mediat e huaja i kanë kushtuar rëndësi zgjedhjeve në Greqi duke paraqitur gjithçka ka ndodhur atje. “Koalicioni i radikalëve të majtë Syriza, që fitoi zgjedhjet në Greqi do të bashkëqeverisë me partinë e krahut të djathtë, “Grekët e Pavarur”. Lideri i Syrizas, Aleksis Cipras, ka premtuar se do rinegociojë borxhin e Greqisë prej 240 miliardë eurosh”, – shkruan agjencia britanike e lajmeve “BBC”.
“Menjëherë pas fitores së Syriza-s, Cipras ka nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje me një parti kundër borxheve, të kryesuar nga Panos Kamenos. Duket si një aleancë e pamundur mes partive me skaje të kundërta në spektrin politik, por janë bashkuar të dyja kundër programit të borxhit ndaj BE-së dhe FMN-së dhe pasojat e këtij programi për grekët”,- shkruan Euronews.
“Zgjedhja e qeveria kundër masave shtrënguese në Greqi po ngre dyshimet sesi do të shkojë gjendja e borxhit kundrejt kreditorëve dhe qytetarëve të lodhur nga masat e rrepta”-shkruan agjencia amerikane e lajmeve “CNN”. “Athina kthen faqe. Fiton Syriza por jo me shumicë absolute duke formuar kështu koalicion me partinë ‘Grekët e Pavarur. Neonazistët e Agimit të Artë renditen në vend të tretë. Dridhet BE-ja”-shkruan agjencia italiane e lajmeve Tgcom.
“Aleksis Cipras, triumfuesi i zgjedhjeve të fundit në Greqi është betuar si kryeministër para presidentit grek Papulias. Ndryshe nga sa ka ndodhur në të kaluarën, ai nuk u betua përpara autoriteteve fetare dhe gjatë ceremonisë nuk kishte vendosur kollare.”-bën të ditur “Corriere della Sera”.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: