Studiuesi Ardit Bido, në një lidhje me Skype në News 24 komentoi zgjedhjet në Himarë.

Bido tha se shumë persona kanë ardhur nga Greqia për të votuar në Himarë. Sipas tij, këta votues emigrantë erdhën me autobusë të deleguar.

Ardit Bido: Erdhën nga Greqia me idenë që do të votonin me karta të skaduara. Shumë persona kanë ardhur me autobusë të deleguar. Nuk kanë votuar vetëm emigrantët. Sa i përket kartave të identitetit të skaduara, qytetarët e dinë se çfarë bëhet kur karta e ID ka skaduar (rinovohet).

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: