Holandë- Partia e kryeministrit Mark Rutte fitoi zgjedhjet në Holandë duke siguruar mandatin e tij të tretë. Ai mori 31 deputetë nga 150. Ndërkohe partia e Lirisë, e politikanit anti-BE dhe anti-islamik, Gert Wilders, renditet e dyta me 19 deputetë, katër më shumë se zgjedhjet e fundit. Ajo e ndan vendin e dytë me dy partitë të tjera, që kanë marrë po nga 19 deputetë. Ky rezultat e qetëson Holandën dhe Evropën, se mbase suksesi i populistëve do të ndalet këtu, kur testi i radhës dhe frikës tashmë është me zgjedhjet presidenciale në Francë.  Në fjalimin e fitores, para mbështetësve të tij, Rutte nuk i fshehu emocionet dhe foli për qëndrimin pro Bashkimit Europian.
“Është një mbrëmje e rëndësishme për të gjithë Europën, pas Brexit dhe zgjedhjeve amerikane, Holanda i tha jo populizmit”, deklaroi Rutte.
Ai vlerësoi numrin e madh të votuesve në zgjedhje, ndërsa mori edhe urimet e para nga zyrtarët në Bruksel dhe nga vendet e rëndësishme të unionit, si Gjermania dhe Franca.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb