Në Itali janë duke u zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme, të cilat shohin si pretendente kryesore për të qeverisur vendin në postin e kryeministrit, kryetaren e partisë së frontit të djathtë “Fratteli d’Italia”, Giordia Melonin.

Pasditen e sotme i është drejtuar qendrës së tij të votimit në shoqërinë e bashkëshortes kryeministri i dorëhequr Mario Draghi rreth orës 16:50.

Draghi ka hedhur votën në kutitë e votimit në shkollën e mesme “Goffredo Mameli”, në Romë, ndërsa gazetarët nxituan t’i merrnin një mendim për ecurinë e procesit por ai refuzoi që të bënte një deklaratë.

Ndërkohë një lajm surprizues i minutave të fundit, është vendimi i Melonit për të dalë për të votuar në orën 22:00 të mbrëmjes.

Fillimisht stafi i saj kishte parashikuar që Meloni të votonte në 11:00, por për shkak të turmës së fotografëve dhe gazetarëve para qendrës së saj të votimit është marrë vendimi për ta shtyrë votimin.

Kryetarja e FdI-së vendosi kështu të shtynte votimin e saj për të shmangur bezdinë për votuesit e zonës së saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb