Exit pollet në Izrael tregojnë se nuk ka fitues të qartë të zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën të martën. Sondazhet e tre stacioneve kryesore televizive tregojnë se Benjamin Netanyahu, i cili synon të zgjasë dominimin e tij 12-vjeçar si kryeministër, dhe aleatët e tij fetarë dhe nacionalistë kanë fituar 53-54 ulëse në Parlamentin me 120 vende.

Kundërshtarët e tij pritet të fitojnë 59 ulëse, ndërsa partia Yamina e Naftalu Bennettit 7 ose 8. Nëse rezultatet përfundimtare janë në përputhje me parashikimet, të dyja palët do të duhet t’i drejtohen Bennettit për të formuar një shumicë prej së paku 61 ulësesh. Bennett, i cili ndjek një ideologji të ashpër nacionaliste si Netanyahu, ka sinjalizuar se do të ishte i hapur për bashkëpunim me rivalët e tij, nëse i jepet shansi për t’u bërë kryeministër. Zgjedhjet e së martës në Izrael ishin të katërtat në dy vjet. Tri palë zgjedhjet e kaluara janë pasuar me bisedime të vështira për formimin e koalicionit.

Të fundit u zhvilluan vetëm dy javë përpara gjykimit të Netanyahut për akuzat për korrupsion dhe ryshfet, të cilat vetë ai i mohon. Në fushatë, Netanyahu ka shfrytëzuar suksesin e tij në vaksinimin e popullsisë kundër koronavirusit. Rreth gjysma e izraelitëve janë imuniziuar plotësisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: