Analisti Albinot Maloku, përmes një lidhje të drejtpërdrejtë nga Kosova në studion e News24, ka komentuar mbi procesin zgjedhor që do të mbahet këtë fundjavë në shtetin fqinj.
Sipas Malokut, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk gëzon më të njëjtën mbështetje si në zgjedhjet e shkurtit 2021, kur arriti një fitore historike.
Ai theksoi se opozita në Kosovë ka qenë shumë aktive në kritikat ndaj qeverisë aktuale, ç’ka mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.
“LVV nuk ka një program të qartë politik. Ajo paraqitet në 10 ditët e fundit të fushatës me disa zotime të Albin Kurtit,” tha Maloku, duke vënë në dyshim efektivitetin e strategjisë elektorale të partisë në pushtet.
(BalkanWeb)