Kandidati për deputet i Vetëvendosjes në Kosovës Haki Abazi, në një intervistë në “News 24” deklaroi se më 14 shkurt në Kosovë do të ketë referendum.

Abazi thekson se përpara 14 shkurt, përpara qytetarëve do të jetë e bardha dhe e zeza. Ai shton se vota është për të çkapur njëherë e mirë shtetin e Kosovës.

“Zgjedhjet e 2019 ishin shumë të mira. Nuk është fjala vetëm për zgjedhje, është fjalë për referendum, ku e bardha dhe e zeza janë përpara qytetarëve. Duhet që të dalim të gjithë, si më 1991, kur dolën të gjithë në referendum për Kosovën, edhe këtë herë qytetarët të votojnë drejt për çkapjen e shtetit nga korrupsioni dhe krimi i organizuar”, tha Abazi.

Haki Abazi nënvizon se vullneti demokratik i qytetarëve do të realizohet deri në fund.

“Zoti Kurti dhe të tjerët që janë ndaluar që të kandidojnë janë në zgjedhje. Ata që nuk duan që Kurti të jetë në lista, do marrin përgjigjen. Të zhdukim krimin dhe korrupsionin e nepotizmin që ka lënë pas Kosovën për 20 vjet. Vullneti demokratik i qytetarëve do të realizohet deri në fund. Njerëzit duan drejtësi dhe vende pune, që të kenë arsye që të rrinë në vend. Ne duam që Kurti të jetë kryeministër dhe Osmani të jetë presidente. Ne duam shtet në llogari të qytetarit. Do jemi shërbëtor të qytetarëve pas zgjedhjeve dhe të mos sillemi si të privilegjuarit. S’ka asnjë rivalitet mes Konjufcës dhe Osmanit”, u shpreh ai.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb