Analisti Enver Bytyçi, në një lidhje të drejtpërdrejtë për News24, ka komentuar procesin zgjedhor në Kosovë, duke e cilësuar atë si një model të përgjegjshmërisë dhe demokracisë.

Sipas tij, autoritetet politike dhe qytetarët kosovarë po tregojnë ndjenjë të lartë përgjegjësie, duke respektuar peshën e votës së lirë. “Askush në Kosovë nuk mendon të vjedhë apo shesë vota, as të prodhojë një rezultat të falsifikuar zgjedhor. Kjo ndodh sepse politikanët dhe lidershipi në Kosovë janë patriotë dhe veprojnë në harmoni me interesin kombëtar,” theksoi Bytyçi.

Një tjetër aspekt pozitiv i këtyre zgjedhjeve, sipas analistit, është pjesëmarrja e lartë e serbëve në veri të vendit. Ai e cilësoi këtë një sinjal të mirë për integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.

“Pjesëmarrja e madhe e serbëve tregon se ata janë të gatshëm të bëhen pjesë e sistemit dhe është një shenjë e mirë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon,” shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb