KOSOVË

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e 30-të, ndërsa pas diskutimeve janë votuar dy pika të rëndit të ditës.  Pikat e votuara nga KQZ kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që pritet të zhvillohet me 6 tetor të këtij viti, raporton RTK.

“Rendi i ditës është që të shtohet edhe një pikë–shqyrtimi dhe miratimi i marrëveshjes me misionin vëzhgues të BE-së. Pritet që nesër të nënshkruhet marrëveshja me misionin e BE-së për vëzhgim”, ka thënë Valdete Daka.

“Ne kemi kontaktuar edhe me misionin e OSBE-së ku kemi kërkuar që të na japin përkrahjen e duhur dhe këshill-dhënie në ditën e zgjedhjeve në të njëjtin format sikur në zgjedhjet e kaluara.Konstatoj se me shtatë vota është aprovuar që OSBE-ja ta ketë të njëjtin rol sikurse në zgjedhjet e kaluara. Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të kemi mision vëzhgues për zgjedhje sikur që ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara. Ndërsa ata kanë pranuar me kënaqësi që ta ofrojnë një mision vëzhgues”-shtoi ajo.

Gjatë këtij takimi gjithashtu është bërë e ditur se në ditën e zgjedhjeve do të jenë të hapura gjithsej 895 qendra votimi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb