Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet e saj paraprake për zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë.
Sipas DnV, e para që i prin listës është Lëvizja Vetëvendosje, e dyta PDK, dhe e treta LDK.
Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht dhe ato jashtë vendit.
Lëvizja Vetëvendosje mori 40.4 për qind me një margjinë të gabim 1.44%
Partia Demokratike e Kosovës mori 21.7 për qind me një margjinë të gabim +-1.45%
Lidhja Demokratike e Kosovës mori 17.5 për qind me një margjinë të gabim +-0.97%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori 7.2 për qind me një margjinë të gabim 0.82%
Koalcioni për familje mori 2.4 për qind me një margjinë të gabim +-0.21%
Lista Serbe mori 5.4 për qind me një margjinë të gabim +-1.68%
***
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se procesi i votimit është përmbyllur me kohë sipas parashikimeve të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare nga 2 mijë e 297 vendvotime apo nga 90.68% e tyre nga gjithsejtë 2 mijë e 533 sa janë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës kanë votuar 40.04% apo 789 mijë e 172 votues nga 1 milionë e 970 mijë e 944”, tha Elezi.
Ai shtoi se menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve ka filluar numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike.
Elezi tha se procesi është zhvilluar në rregull dhe pa probleme që do ta cenonin integritetin e tij.
(BalkaWeb)