Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me përkrahës të kësaj partie në Deçan. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Haradinaj thekson se Deccani ishte mobilizuar për fitore.

“Deçani sot, i mobilizuar për fitore!”, ka shkruar ai.

Kosova është në prag të zgjedhjeve të parakohshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, e që ishte vendimtare për formimin e Qeverisë “Hoti”, pjesë e së cilës ishte edhe AAK-ja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb