KOSOVA

I dërguari special i dialogut në Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dhënë mesazhin e parë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vetëvendosja është drejt fitores së sigurt, teksa Lajçak thotë se mezi pret të punojë me qeverinë e re për vazhdimin e dialogut.

Ai vlerëson zgjedhjet në Kosovë për pjekuri të institucioneve, aktorëve dhe partive politike.

STATUSI NGA MIROSLAV LAJÇAK
Zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan pjekuri të institucioneve të saj, të gjithë aktorëve relevantë dhe partive politike. Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe unë pres që të punoj me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e dialogut.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb