TIRANË

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka e cilëson një ditë vendimtare 14 shkurtin për Kosovën. Në një postim në “Facebook”, Xhaçka uron për një garë të qetë e qytetare siç e meritojnë qytetarët kosovarë.

“Një ditë e madhe për Kosovën ??! Urojmë për një garë të qetë e qytetare siç e meritojnë qytetarët kosovarë. Kjo është një kohë vendimtare për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi e kudo. Një kohë për t’i treguar Europës e botës maturi e mençuri!??”, shkruan ministrja Xhaçka.

Xhacka Fb
Xhacka Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb