Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se partia e tij do dale e para në zgjedhjet qëndrore, që do mbahen më 14 shkurt të këtij viti.

Mustafa, në një intervistë për emisionin ‘Debat’ në RTK, ka deklaruar se LDK nuk ndikohet nga sondazhet që dalin në redaksi të ndryshme. Partia e tij ka pasur kritika ndaj sondazheve të realizuara nga Radio Televizioni i Dukagjinit, shkruan Express.

“Shifrat nuk janë të këqija në terren, janë të mira, përkundër komponentës negative. Jam shumë entuziast, kam besim të plotë që ne të dalim në favor të këto zgjedhje. Në këto zgjedhje nuk hyjmë që të dalim as të dytë as të tretë, e as në presionin e sondazheve që zhvillohen nëpër redaksi e studio”, ka deklaruar ai.

“Ne i dijmë edhe gabimet tona, por ne e dijmë po ashtu që gjithë ditën do akuzohet LDK’ja, kinse LDK’ja e ka kapur sistemin. Që prej 2014’ës e deri më tani, asnjëherë nuk ka pasur persona të korruptuar në institucione”, ka shtuar tutje kreu i LDK-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb