Edhe sot News24 është në një transmetim maratonë nga Kosova, ku gazetari Renaldo Salianji në lidhje të drejtpërdrejta jep detajet më të fundit në lidhje me procesin e numërimit dhe jo vetëm.
Ai ka raportuar se ka përfunduar tashmë numërimi i 90 përqind të kutive të votimit, ku kryesimi mbahet nga Lëvizja Vetëvendosja.
Ndërkohë sot nis edhe numërimi i votave të diasporës, atyre të mbërritur me postë si dhe votave të zgjedhësve që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike, ku gjithsej kanë qenë 35 qendra në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në botë.