KOSOVË

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave në 33 komuna.

Votat janë numëruar në Deçan, Gjakovë, Drenas, Dragash, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviç, Novobërdë, Obiliç, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Shtërpcë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Mamushë, Junik, Han i Elezit,Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila aktualisht ka pushtetin në nivelin qendror, nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërkaq që në 12 komuna do të garojë në balotazh.

Më poshtë ua sjellim rezultatin e 33 komunave, në të cilat ka përfunduar numërimi i të gjitha votave:

Deçan- fitues Bashkim Ramosaj (AAK) 65,17%

Gjakovë- balotazh në mes Ardian Gjini (AAK) 46,00% dhe Mimoza Kusari-Lila (LVV) 37.08%

Drenas- balotazh në mes Ramiz Lladrovci (PDK) 45,62% dhe Driton Ajazi (DD) 30,74%

Dragash – balotazh në mes Bexhet Xheladini (LDK) 34,76% dhe Shaban Shabani (PDK) 33,69%

Istog- balotazh në mes Ilir Ferati (LDK) 40,91% dhe Bekë Berisha (AAK) 26,61%

Klinë- balotazh në mes Zenun Elezaj (AAK) 43,10% dhe Esat Raci (PDK) 27,60%

Fushë Kosovë- balotazh në mes Burim Berisha (LDK) 49,96% dhe Enver Bajçinca (LVV) 25,33 %

Kamenicë- balotazh në mes Qëndron Kastrati (PSD) 32,69% dhe Kadri Rahimaj (LVV) 30,37%

Mitrovicë e Jugut – fitues Bedri Hamza (PDK) 53,86 %

Leposaviq- fitues Zoran Todiç (Lista Serbe) 97,85%

Novobërdë- fitues Sasha Milosheviç (Lista Serbe) 64,09%

Obliqi- balotazh në mes Xhafer Gashi (IQO) 48,25% dhe Halil Thaçi (LVV) 20,00%

Rahovec– balotazh në mes Smajl Latifi (AAK) 47,23% dhe Visar Korenica (LVV) 24,78%

Pejë- fitues Gazmend Muhaxheri (LDK) 60,41%

Prishtinë- balotazh në mes Arben Vitia (LVV) 42,33% dhe Përparim Rama (LDK) 29,35%

Prizren- balotazh në mes Mytaher Haskuka (LVV) 40,43% dhe Shaqir Totaj (PDK) 31,10%

Shtime- balotazh në mes Qemajl Aliu (LVV) 45,10% dhe Naim Ismajli (PDK) 44,64%

Shtërpcë- fitues Dalibor Jevtiç (Lista Serbe) 59,36%

Suharekë- fitues Bali Muharremaj (AAK) 52,28%

Ferizaj- fitues Agim Aliu (PDK) 62,53%

Viti- balotazh në mes Sokol Haliti (LDK) 41,78% dhe Arsim Ademi (LVV) 34,85%

Vushtrri- balotazh në mes Ferit Idrizi (PDK) 34,89% dhe Xhafer Tahiri (LDK) 33,77%

Zubin Potok- fitues Srdjan Vuloviç (Lista Serbe) 83,49%

Zveçan- fitues Dragisha Miloviç (Lista Serbe) 98,45%

Malishevë- balotazh në mes Ekrem Kastrati (NISMA) 34,30% dhe Isni Kilaj (PDK) 29,07%

Junik- balotazh në mes Agron Kuçi (AAK) 47,26% dhe Ruzhdi Shehu (LDK) 37,87%

Mamushë- balotazh në mes Abdulhadi Krasniç (KDTP) 48,72% dhe Arif Bytyç (KATP) 37,64%

Hani i Elezit- fitues Mehmet Ballazhi (PDK) 50,98%

Graçanicë– fituese Ljiljana Subariç (Lista Serbe) 77,71%

Ranillug– fituese Katarina Ristiç-Iliç (Lista Serbe) 100,00%

Partesh- fitues Dragan Petkoviç (Lista Serbe) 75,20%

Kllokot- balotazh në mes Vladan Bogdanoviç (Lista Serbe) 41,45% dhe Strahinja Spasiq (SNS) 34,14%

Mitrovica e veriut- fitues Milan Radojeviç (Lista Serbe) 91,33%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: