BEOGRAD

Mediat serbe kanë pasqyruar zgjedhjet dhe situatën politike të Kosovës.

Të gjitha mediumet kryesore të Serbisë kanë shkruar se Lista Serbe, partia që përfaqëson serbët në Kosovë, ka arritur të marrë 10 komunat që banohen prej serbëve.

Ky zhvillim, fitorja në dhjetë komuna nga ana e partisë kyçe serbe në Kosovë, ka gjetur më tepër hapësirë në mediat serbe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Kurir” ka cituar Kurtin, duke thënë se kandidati për kryeministër i Kosovës ka deklaruar se zgjedhjet ishin referendum dhe se dialogu me Serbinë nuk është një prioritet kryesor i qeverisë së re në Prishtinë.

“Këto nuk ishin zgjedhje, por ishin referendum. Ky ishte referendum i popullit të Kosovës kundër plaçkitjes dhe pushtimit të brendshëm të Kosovës pas luftës”, ka deklaruar Kurti për simpantizantët e tij.

Kurti ka falënderuar në mënyrë të veçantë diasporën, për shkak se shumë prej tyre erdhën pikërisht për zgjedhje. Kurti gjithashtu falënderoi kundërshtarët politikë për zhvillimin e një gare të ndershme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb