Qytetarët në Kosovë për mikrofonin e gazetarit Osman Stafa të News24 kanë kërkuar ndryshim në zgjedhjet e sotme. Ata kërkojnë që mos zgjidhen më elita politike e 20 viteve të fundit por të fitojë ai që e meriton dhe që i bën mirë vendit.

Një prej tyre e ka shprehur hapur se dëshiron që të fitojë Albin Kurti këto zgjedhje pasi është më i miri.
Një tjetër thotë se bashkimi kombëtar nuk ka alternativë, dhe se pas zgjedhjeve vetëm të mira do të vijnë pasi të këqija ka shumë Kosova.

Sa i përket politikanëve që sot ndodhen në Hagë , qytetarët janë të dyzuar pasi për disa kjo është diçka negative për Kosovën kurse për disa të tjerë është një gropë që ata ja hapën vetes.

Qytetari 1: Ishalla fiton ai që ka meritu, ai që bën mirë për popullin. Ishalla fiton Albin Kurti, është më i miri. Ishalla e merr.
Qytetari 2: Ndryshimin e madh, përmbytjen e madhe, tërmet tektonik në skenën politike të Kosovës. Na ka kaluar mbi maskë. S’ka nevojë, fshati që duket nuk do kallauz. Bashkimi kombëtar nuk ak alternativë. Ndryshimi vecc. Gjithçka ka për të ndryshuar, të këqija kemi boll. Veç të mira ka me sjell.
Qytetari 3: Kam ardhur për zgjedhjet. Nuk i besoj votës me postë. Është shumë e komplikuar. Afati shumë i shkurtër. Posta nuk funksionon sicc duhet.
Qytetari 4: Veç mos jetë elita politike e 20 viteve të fundit. Ata të Hagës ja bënë gropën vetes.
Qytetari 5: Ata që krijuan Hagën le ta mbajnë vetë.
Qytetari 6: Nëse akuzohen komandantët duhet pranuar ndikimi në reputacionin e UÇK.
Qytetari 7: Është hije e keqe e zezë për krejt Kosovën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb