Në emisionin Log. në News 24 u fol për zgjedhjet e së dielës në Kosovë.
Analisti Idaver Sherifi, tha se është realizuar një sondazh dhe përfundimet janë interesante. Ai tha se Kosova na njeh më tepër nga se e njeh Shqipëria atë. Sipas Sherifit, Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj janë dy figurat që njihen më tepër në Shqipëri.
Idaver Sherifi: Kosova na njeh më tepër sesa e njohim ne. Nga sondazhi që kemi bërë, 3.9 përdind e qytetarëve shqiptarë në Shqipëri nuk e dinë se ka zgjedhje në Kosovë, pjesa më e madhe e dinë se ka zgjedhje, por nuk e dinë se kur. Shqiptarët e Shqipërisë njohin më shumë Albin Kurtin dhe Ramush Haradinajn. Liderët e rinj Lumir Abduxhiku dhe Memli Krasniqi njihen pak.
Edhe Bedri Hamzën nuk e njohin shumë në Shqipëri. Unë besoj se arsyeja kryesore e mosnjohjes është se vetë liderët e Kosovës nuk janë promovuar sa duhet në Shqipëri. Kurti është polarizues në gjetjen që kemi bërë. Haradinaj ka njohjen më të lartë dhe ka vlerësim pozitiv.
(BalkanWeb)