Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka hapur sot procesin e votimit duke votuar në Fakultetin Teknik.

Daka pas votimit, në një deklaratë për media ftoi të gjithë qytetarët që të respektojnë masat antiCOVID-19, ndërsa partitë politike rregullat e KQZ-së.

“Posa e përfundova obligimin kushtetues dhe si kryetare e KQZ-së mund të them tashmë se kemi bërë të gjitha përgatitjet”, tha Daka.

Ajo tha se sot tërë procesin ia dorëzojnë subjekteve politike dhe votuesve, pasi KQZ ka kryer detyrat e saj dhe tani më vetëm monitoron mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Kryetarja e KQZ-së ftoi qytetarët që të respektojnë masat antiCOVID-19. Daka po ashtu ftoi subjektet politike që të respektojnë rregullat e KQZ-së, ligjin për zgjedhjet dhe Kushtetutën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: