Ka nisur dhe raundi i tretë i zgjedhjeve për President në Kuvendin e Kosovës.

Në dy raundet e para, ka kaluar me sukses procesi i zgjedhjeve, pasi morën pjesë 82 deputetë, por nuk u plotësuan votat e mjaftueshme për të zgjedhur Presidentin e ri të Kosovës.

E gjitha do të vendoset në këtë raund të tretë, ku Vjosa Osmanit, e cila mori në raundin e dytë 61 vota, në këtë raund final, i nevojitet vetëm shumica e thjeshtë, pra ajo mund të bëhet Presidentja e re e Kosovës me vetëm 61 vota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb