Komiteti Kushtetues i Libisë është dakorduar që në vend të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale edhe nëse nuk mbahet referendumi kushtetues.

Omar Bushah, një nga anëtarët e Komitetit Kushtetues të Libisë që është mbledhur në qytetin Hurghada të Egjiptit tha se janë dakorduar që të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale edhe nëse nuk bëhet referendum kushtetues.

Ai vuri në dukje se parlamentit do t‘i paraqesin për miratim draftin e ndryshimit të kushtetutës mbi të cilin janë dakorduar.

Komiteti Kushtetues i Libisë më 9 shkurt u mblodh për të 3-tën herë në qytetin Hurghada të Egjiptit për të biseduar për kushtetutën, e nevojshme për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 24 dhjetor.

Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e dy delegacioneve me secili 10 anëtarë nga Dhoma e Përfaqësuesve të Libisë në qytetin Tobruk dhe nga Këshilli i Lartë i Shtetit të Libisë që përfaqëson palët në krizën e Libisë.

Zëvendës Përfaqësuesja Speciale për Libinë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephanie Williams mori pjesë nëpërmjet video-konferencës në takimin e mbajtur për të 3-tën herë në Hurghada. Ajo në fjalimin e saj tha se bisedimet do të zgjasin 3 ditë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb