TIRANË

Ish-ministri socialist Arben Malaj deklaron se kryeministri Edi Rama është i prekur rëndë nga dëliri i madhështisë. Malaj pyet nëse mesazhi në serbisht i Ramës pro Gjukanoviçit para zgjedhjeve në Mal të Zi, inspiroi forcat progresiste apo u bë ushqim për rritjen e ndjenjave nacionaliste në votime?

Ai thotë se në 2016 Rama tentoi të influenconte apo “përcaktonte” fatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë dhe më tej punoi që të bëhej rindarje territoriale midis Serbisë dhe Kosovës.

Sipas Malajt, dështimet e rënda në të gjitha këto raste mjaftojnë të qartësohet se Rama jo vetëm që nuk kupton asgjë nga politika e jashtme dhe gjeopolitika, por as nuk këshillohet me ekspertët e talentuar që ka diplomacia dhe qarqet akademike shqiptare.

Ai shkruan se mbetet për t’u parë nëse kryeministri shqiptar do të ndryshojë sjellje.

POSTIMI I MALAJT
E ndihmoj apo e dëmtoi Edi Rama Gjukanovicin? Mesazhi i tij serbisht inspiroi forcat progresiste apo u bë ushqim për rritjen e ndjenjave nacionaliste në votime?
Edi Rama është i prekur rëndë nga deliri i madhështisë.
Në 2016, Rama tentoi të influenconte apo “përcaktonte” fatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.
Kundër vullnetit të BE Rama punoi i palodhur që të bëhej rindarje territoriale midis Serbisë dhe Kosovës, çka mund të hapte kutinë e Pandorës në Ballkan.
Rama thekson se po shkëlqen në menaxhimin e krizës në Bjellorusi, kur është thjeshte kryetari i radhës së OSBE, por njëkohësisht është kryeministri i një vendi në një krizë të rëndë politike aq sa Rilindja po bllokon çeljen e negociatave me BE-në.
Dështimet e rënda në të gjitha këto raste mjaftojnë të qartësohet se Rama jo vetëm që nuk kupton asgjë nga politika e jashtme dhe gjeopolitika, por as nuk këshillohet me ekspertët e talentuar që ka diplomacia dhe qarqet akademike shqiptare.
Tani që gjithë ekspertët ndërkombëtarë qartësojnë se rezultati i dobët i Gjukanoviçit vjen kryesisht për shkak të stilit të tij autoritar, tani që zgjedhjet parlamentare 2021 do të ofrojnë të njëjtin fat edhe për Ramën si kryeministrin e paditur dhe të papërgjegjshëm, si kryeministrin e vendit ku sundon korrupsioni pandemik dhe kapja e shtetit, mbetet për t’u parë nqs Rama do të rrisë qëndrimet e tij arrogante apo do të pranojë fatin që ia përcaktoi vetvetes, fat që përmblidhet në mençurinë e shqiptarëve që thotë se “Çfarë të mbjellësh, do të korrësh”.

Malaj Fb
Malaj Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb