Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i është përgjigjur kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç për ndërhyrjet e mundshme të Vuçiç në nacionalizmin serb në Mal të Zi.

Daçiç thotë se nuk ishte Vuçiç ai që u tregoi malazezëve kë të votojnë, por Rama, Haradinaj dhe të tjerë politikanë shqiptarë dhe liderë myslimanë.

“Vuçiq nuk u tha qytetarëve të Malit të Zi kur të votojnë, por Rama dhe të tjerët e bënë, dhe kjo, sipas Milo Đukanović, nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit. “- tha Daçiç.

Ndër të tjera ministri serb i kujton Gjukanoviçit si 30 vite më parë mburrej me origjinën e tij serbe, kurse sot kujton Serbinë e Madhe dhe e paraqet si problem e shqetësim, por nuk flet për Shqipërinë e Madhe.

“Pse Gjukanoviç kujton trekëndëshin e Serbisë së Madhe të Beogradit, Banja Luka dhe Podgorica dhe jo Shqipërinë e Madhe në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë?” Është e qartë për të gjithë “, përfundon Ivica Daçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb