STRUGE- Pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, partia opozitare shqiptare PDSH e Menduh Thaçit u ka premtuar qytetarëve se do t’u falë të gjithë borxhet nëse vjen në pushtet.

Gjate një mitingu në Strugë, lideri i Partisë Demokratike shqiptare Menduh Thaçi ka thumbuar partinë në pushtet BDI, që ka rreth 15 vjet që premton gjërat të njëjta.

“Sa u përket kundërshtarëve politikë, unë mendoj se është momenti i volitshëm, që ata të ndëshkohen përfundimisht për këtë mashtrim, për këtë gënjeshtër, për këtë përçmim që ja bënë kombit shqiptar. Unë nuk besoj se ka komb që lejon që dikush t’i gënjejë. Ka 15 vjet që thotë do të zyrtarizojmë gjuhën shqipe dhe nuk realizohet”, deklaroi Menduh Thaçi.

Ndërkohë Bashkimi Demokratik dhe lideri i saj Ali Ahmeti, sot do të vazhdojnë fushatën në pjesën perëndimore të Maqedoninë, ku fillimisht do të takohen me qytetarë të vendbanimeve të Tetovës, e më pas do të vazhdojnë në një tubim të organizuar në qytetin e Gostivarit.

Lideri i BDI, Ali Ahmeti, do të jetë prezent në një tubim me banorët e Shipkovicës, ku do të bashkëbisedojnë së afërmi për çështje të ndryshme

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb