VMRO-DPME fitoi zgjedhjet parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut. Forca politike opozitare rikthehet në pushtet pas dy mandatesh.

Me 43,23% të votave të fituara, VMRO-DPMNE do të ketë në Kuvendin e ri 58 deputetë.

Të dytët janë koalicioni “Fronti Evropian” (BDI dhe Aleanca për shqiptarët) me 13,78%, të cilët do të kenë 19 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

LSDM, partia që do t’i duhet të dorëzojë pushtetin, me 15,36% do të ketë vetëm 18 deputetë në legjislaturën e ardhshme.

Pas saj është koalicioni VLEN me  10,72% të votave dhe pritet të ketë 13 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: