Edhe pse LSDM është gati për zgjedhje që më 5 korrik duket se VMRO- DPMNE prej pandemisë do të kërkojë shtyrjen e tyre.

Sipas partisë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut është ç’njerëzore të mendosh për zgjedhje kur shifrat mbeten ende të larta prej koronavirusit.

VMRO- DPMNE konfirmon se nuk mendon aspak për zgjedhje por vetëm për shëndetin e qytetarëve.

 

”Kjo është vërtet çnjerëzore. Është edhe një gjest hipokrit i LSDM-së e cila thotë se shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm, duke rrezikuar drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarëve. Nuk do të doja të mendoja nëse dhe si do të mbajnë përgjegjës nëse për 10-12-14 ditë prej tani kemi numër serioz të të infektuarve, aty ku aktualisht shohim se kanë gjithnjë e më shumë mitingje masive si pjesë e fushatës së tyre zgjedhore, dhe ende nuk ka datë për zgjedhje dhe askush as që mendon të flasë për zgjedhje” – deklaroi Dimce Arsovski- VMRO DPMNE.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb