NIGERI- Të paktën 41 persona kanë humbur jetën si pasojë e 5 sulmeve të veçanta në të gjithë Nigerinë.

Sulmet nga militantë të Boko Haram ndodhën gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të së shtunës.

Mësohet se qindra persona nuk janë lejuar të votojnë nën kërcënimin e armëve.

Sipas autoriteteve votimi do të zgjasë edhe gjatë ditës së sotme për shkak të problemeve teknike gjatë të shtunës.

Sipas anketave parazgjdhore, Presidenti Goodluck Jonathan është në garë të ngushtë me ish-drejtuesit ushtarak të vendit gjeneral Muhammadu Buhari.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: