PRISHTINE- Lëvizja Vetëvendosje mbajti sot mbledhjen e Kryesisë ku temë kryesore ka qenë zgjidhja e problemeve me të cilat është ballafaquar kjo parti së fundi, duke marrë shkas edhe nga dorëheqjet e fundit.

Takimi nisi në orën 15:00, për të përfunduar disa orë më vonë, ndonëse kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u larguar me arsyetimin se ka takime të tjera në cilësinë e të parit të qytetit. Në këtë takim nuk ka marrë pjesë asnjë anëtar që është dorëhequr, ndërsa përpos Ahmetit, prezentë ishin edhe Albin Kurti, Dukagjin Gorani, Fitore Pacolli, si dhe është parë edhe Glauk Konjufca.

Është diskutuar që të tentohet të ketë edhe një takim me komplet grupin parlamentar për të parë mundësinë e zgjidhjes së këtyre problemeve. Ndërkohë, deri më tani i vetmi kandidat për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje është Albin Kurti, ndërsa dje në orën 12:00 pas mesnate përfundoi afati për ata që janë të interesuar që t’i hyjnë kësaj gare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: