“Grupimi për PD” ka pretenduar për shkelje të rënda statutore në zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Sipas anëtarëve të këtij grupimi, përballja e brendshme në PD u manipulua nga lidershipi i partisë. Edit Harxhi tha se grupimi do të vijojë projektin për demokratizimin e PD-së.

‘Këto zgjedhje nuk ishin zgjedhje nuk ishin as zgjidhje ishin jashtë çdo standardi vendor, e jo më ndërkombëtar për t’u quajtur zgjedhje. Ne do të vazhdojmë të punojmë brenda PD-së. për të ringritur PD nga A për ta rithemeluar. Nuk ka përfunduar me datën 13 qershor, kjo do të vazhdojë dhe ky grup ka të njëjtin qendrim. Këto nuk ishin zgjedhje. nëse vazhdon që të quhet kryetar partie le të vazhdojë të jetë.’- u shpreh Harxhi.

Ish-Presidenti Bujar Nishani tha se kryedemokrati Lulzim Basha përfaqëson pakicën e demokratëve.

‘Është një shqetësim jo vetëm i joni. Besoj se është një shqetësim i shoqërisë. Po evidentojmë se kemi probleme thelbësore me zgjedhjet në këtë vend. Ngrihet pushteti shfrytëzon të gjithë fuqinë e tij, i vjedh zgjedhjet në favor të pushtetit të vet. Bëhen zgjedhjet në parti ngrihet i pushtetshmi brenda partisë dhe i vjedh zgjedhjet në favor të pushtetit të tij.

Në Korçë bashkia Korçës ku patën mundësi kandidatët të kontrollin pjesërisht pushtetin rezultoi se fitoi vetëm 70%. Në Devoll kryetari i PD deklaroi publikisht se ndihet i turpëruar dhe e bojktoi procesin e votimit pasi nuk anëtarëve u mohua pjesëmarrja. 50% e anëtarësisë fshihet. Një media ka treguar si hidhen 7 fletë votimi në kuti dhe kjo ka ndodhur kudo. Sot përfaqëson minorancën e PD më pak se 30% të anëtarësisë së PD-së.’- tha Nishani.

Arbën Imami, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme qeveritare dhe partiake, foli me gjuhë të ashpër.

“Në vitin 2017 z. Basha ka marrë 25000 vota më pak se në vitin 2021 dhe arsyeja është se zgjedhjet e para 4 vitesh kanë qenë totalisht të montuara. Këto zgjedhje janë përtej njohjes apo mosnjohjes. Kandidatët nuk kanë pasur listat. Edhe sot pasi kanë mbaruar zgjedhjet kandidatët nuk kanë listat e partisë. I them z. Basha që ti nuk je kryetar i një subjekti terrorist, komunist, që i mban të fshehta listat e partisë. Në një parti si PD nuk mund të ketë lista të fshehta të partisë”, tha Imami.

Lulzim Basha fitoi në zgjedhjet e 13 Qershorit duke marrë 81% të votave të demokratëve që votuan. Pas tij u renditën Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb