Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, analistët e ftuar diskutuan në lidhje me zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike.

Politologu Roland Lami deklaroi se edhe në PD, sikundër në PS, gjithçka është nën kontrollin e liderit të partisë.

Ndërsa, Vasjari theksoi se Basha po nxiton që të bëhet kryetar i demokratëve, pa folur OSBE ODIHR-i.

Roland Lami: PD është një formacion politik, me impakt të madh publik. Në këtë kuptim, publiku nuk rri dot indiferent. Është akuzuar PS se nuk ngre dot kush krye. Edhe në PD ndodh njësoj. Në PS, Rama është ai që vendos gjithçka. Pse te zoti Basha ka ndryshuar ndonjë gjë, në kuptimin e vendosjes së vetos. Është thënë se Rama siç drejton në parti, drejton edhe në qeveri. PD është strukturë me veton e kryetarit, që ka të drejtë të të emerojë ose jo. Ligji në vetvete nuk prodhon demokraci. Edhe në PD çdo gjë është e kontrolluar nga lideri i partisë. Kryetari ka klientelë, ka forcë, ka pushtet. Në PD ka njerëz që janë pro Bashës, sepse janë sjellë prej Bashës aty. Opinioni publik rrit shkallën e mos-besimit.

Arjan Vasjari: Basha po ia del me sukses që problemi të jetë vetë ai edhe në PD. Fundin e shoh të projektuar. Basha po sillet në mënyrë të pandershme me PD. Basha po sillet si humbës. Mund ta themi se Basha është humbës i zgjedhjeve, por duhet të shikojmë deri në fund se çfarë thonë institucionet. Basha ka edhe sjellje cinike. Kërkon që të vëmë në dyshim legjitimitetin e tij, por ai ka problem dështimin. Basha nuk do të presë përfundimet e OSBE ODIHR-it, sepse OSBE nuk do vë në dyshim rezultatin final. Basha po nxiton të bëhet kryetar i PD-së, pa folur OSBE ODIHR.  Basha do vazhdojë të jetë kryetar i PD-së, por do jetë në mënyrë të pandershme. Basha do jetë kryetari më i pasigurt në historinë e PD-së.

(Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: