SARANDE

Demokratët në Sarandë do të vijojnë të drejtohen nga Hariz Mema, i cili fitoi me 177 vota përballë Shpëtim Iljazit i cili mori 11 vota në kuadër të zgjedhjeve për drejtuesit e PD në rrethet e Shqipërisë, nismë që i paraprin zgjedhjeve lokale të cilat do të zhvillohen me 30 qershor 2019.

Mësohet se nga 271 delegatë kanë votuar 203 prej tyre ose 75%, ndërsa 15 vota kanë dalë të pavlefshme.

Hariz Mema rikonfirmohet në detyre pasi është kryetar i PD për Sarandën prej vitit 2014. Ai është dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës dhe në vitin 2017 ka qene kandidat për deputet, konkretisht  i 6 në listë në qarkun Vlorë.

Kujtojmë se përveç Sarandës, PD ka zgjedhur edhe kryetarët e rinj në Gramsh dhe në Korçë.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb