PRESHEVA

Ardita Sinani do të jetë kryetarja e re e Komunës së Preshevës. Në Preshevë janë mbajtur zgjedhjet komunale dhe tashmë shqiptarët e Luginës në krye të tyre do të kenë një grua.

Sinani ishte kandidatja nga koalicioni i partive shqiptare përballë Alternativës së Shqiprim Arifit, i cili ka drejtuar deri më tani Komunën e Preshevës.

Një urim për Sinanin e ka dhënë dhe deputeti shqiptar në Serbi Shaip Kamberi që thotë se tashmë Presheva iu kthye Preshevës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb