Anduel Tahiraj është rizgjedhur kryetar i degës së PS-së në Vlorë për një mandat të dytë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “Balkanweb” se në garë përballë tij ishte Albana Hodaj. Pas votimit, nga numërimi ka rezultuar se Tahiraj mori 298 vota, ndërsa rivalja e tij 10 vota dhe 15 fletë dolën të pavlefshme, nga 323 anëtarë që morën pjesë.

Pas zgjedhjeve për kryetarin, do të bëhen edhe për të gjitha forumet dhe strukturat e partisë në Vlorë. Në fillim të këtij procesi zgjedhor foli Damian Gjiknuri i cili u shpreh se këto zgjedhje janë transparente dhe brenda procedurave të statutit.

Figura e Tahiraj është e vlerësuar në rrethin e Socialistëve të Vlorës për faktin e afrimit të të rinjve në strukturat e Partisë Socialiste si dhe krijimin e unitetit dhe me brezin e “veteranëve ” të PS.

Tahiraj është vlerësuar dhe nga kryeministri Rama për punën e bërë vitet e fundit brenda stukturave të PS . Partia Socialiste vijon zgjedhjet brenda degëve në të gjitha rrethet, teksa në 29 shkurt është Kongresi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb