Gazetarja shqiptare Mimoza Arapi në një lidhje live nga Nju Jorku për News24 ka folur për zgjedhjet në Amerikë dhe situatën aty.

Arapi rrëfen se Nju Jorku është i qetë teksa pret rezultatet përfundimtare teksa shton se bizneset kanë marrë masat për t’u mbrojtur në raste trazirash.

Gazetarja thotë se Brooklyn që është qarku më i madh në shtatin e Nju Jork ka votuar më shumë për Trump por në tërësi shteti është me Biden siç ka qenë tradicionalisht me demokratët.

Më tej ajo thotë se në këto zgjedhje ka surpriza pasi në disa shtete priteshin të tjera rezultate por po vërtetohet krejt e kundërta.

 

”Nuk kemi parë ndonjë shqetësim në rrugët e Nju Jork, e Vetmja gjë që kemi parë, është barrikada e bizneseve private.

Kjo është shumë e veçantë. Ndodhi ngaqë patëm para 2 muajsh rrëmujë, pasi u shoqëruan me rrëmujë.

Nuk ka burime zyrtare, por mendohet se me rezultatin e zgjedhjeve mund të ketë rrëmujë. Po ashtu vonimi i rezultatit, me votat, do i bëjë të tensionuar njerëzit.

Këta duan të mbrojnë bizneset e tyre prandaj kanë vendosur barrikada. Po i paraprijnë asaj që mund të ndodhë.

Duket disi më e polarizuar, si njerëzit mendojnë për zgjedhjet, këto 4 vite me një presidencë republikane, me një President jo tradicional që nuk vitne nga një klasë politike, ishte biznesmen.

Amerikanët sot janë më të ekspozuar nga informacionit, dikur ishin më indiferentë ndaj politikës. Këtë vit gjërat ndryshojnë, shohin statusi social, gjendja ekonomike varret nga këto zgjedhje. Prandaj dhe ka përfshirje. Mund të ketë një përfshirje të 68% të popullsisë në zgjedhje, një nga rekordet që mund të kemi sot.

Është një garë që po shkon në disa shtete, prisnim të tjera rezultate.

Nju Jorku ka qenë një shtet që ka votuar President të demokratëve, s’ka qenë kurrë e kuqe, por mesa po shohim, Brooklyn që ka popullsinë më të madhe shohim se ka votuar për Trump. Por duket se Biden po avancon në këtë shtet.”- tha Mimoza Arapi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb