SHBA

Në zgjedhjet e zhvilluara të martën për Kongresin Amerikan, demokratët kanë arritur të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa republikanët kanë ruajtur shumicën në Senat. Sipas rezultateve të para, demokratët në Dhomën e përfaqësuesve kane arritur të marrin 219 vendet e nevojshme për të patur kryesimin në dhomën e përfaqësueve si dhe numrin më të madh të guvernatorëve, një goditje kjo e fortë për Presidentin Donald Trump, partia e të cilit ka siguruar 51 vende në Senat. Fitorja e demokratëve në Dhomen e ulët të Kongresit është e para për ta pas tetë vitesh dhe kjo do t’i ndihmojë ata që të bllokojnë axhendën e Presidentit Trump. Këto zgjedhje konsideroheshin si një referendum për punën dy vjeçare të Presidentit Donald Trump.

Ky i fundit ka përgëzuar veten për fitoren në Senat përmes një statusi në Twitter. “Vetëm pesë herë ka ndodhur në 105 vitet e fundit që një President në detyrë të marrë vende në Senat. Zoti Trump ka dicka magjike rreth tij. Magjia i del edhe nga veshët. Ai është i jashtëzakonshëm në marrjen e votave dhe në zhvillimin e fushatës”. – shkruan Trump

Kryetarja e Demokrateve në dhomën e përfaqësuesve Nancy Pelosi, në krah të figurave të tjera me peshë, doli para mbështetësve demokratë, duke thënë se është një ditë e re për Amerikën.

 “Urime të gjithë atyre kandidatëve të jashtëzakonshëm, dinamikë, të larmishëm që e rimorën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në emër të popullit amerikan”, 

Marrja e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve nga demokratët, do të thotë që ata do të jenë në gjendje të frenojnë axhendën e Presidentit republikan, Donald Trump. Fitorja do të thotë gjithashtu që Dhoma e Përfaqësuesve do të jetë në gjendje të ndërmarrë hetime ndaj administratës së Presidentit Trump, të rinisin hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, si dhe supozimet për bashkëpunim në mes të ndihmësve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb