Presidenti akutal i SHBA, Donald Trump ka votuar 10 ditë para zgjedhjeve amerikane më 3 nëntor.

Mediat amerikane raportojnë se Trump ka votuar herët në mëngjes në Florida, por nuk u pa i shoqëruar nga gruaja e tij, Melanie Trump..

Këto padyshim do të jenë zgjedhjet e fundit të Trump pasi në rast humbje largohet nga posti, kurse në rast fitoreje nuk kandidon më për një mandat të tretë si President i SHBA. Në 2016 ai fitoi ndaj Hillary Clinton kurse kësaj radhe përballë do ketë një figurë të njohur të politikës amerikane, ish-zv/presidentin Joe Biden.

Gjithsesi ai votimin e sotëm personalisht e ka konsideruar me tre fjalë ”Një nder i madh”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb