Alban Miftari, presidenti i klubit “Albanët” që vepron në futbollin amator në zonën e Tiranës, tregoi në studion e “Sport Neës Plus” se si janë manipuluar zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës. Ai tregoi se cili ishte shqetësimi i presidentëve të klubeve të cilët më pas firmosën që të mos njiheshin këto zgjedhje.

“Para se të shkojmë te zgjedhjet, flasim për Shoqatat rajonale ku filluan probleme dhe ata që morën pjesë patën kontestime shumë të mëdha. Arsyeja kryesore ishte se ishin shtuar delegatë më tepër, nga 57 ishin bërë 67. Pastaj lista nuk u prezantua se kush do votonte, sot e kësaj dite mendoj se nuk është lista e personave që kanë votuar e kush janë.

Dhe atë ditë që u bënë zgjedhjet ishin gati 27 presidentë të akademive që u larguan nga mbledhja në FSHF dhe e vazhduan mbledhjen në një ambient tjetër ku firmosën e morën vendim që nuk njohin zgjedhjet që u bënë në FSHF.

Amatori është futbolli kryesor, nuk dua të vë në faj FSHF, por unë si drejtues dua që FSHF të jetë pranë nesh. Ne materialet, fushat, trajnerët i paguajmë vete. Për çfarë e dua FSHF atëherë, që të vendos një logo? Flasim që si të bëhet më mirë.

A ka mundësi që të na hiqet pagesa e fushës? E nisim nga këtu e deri te zgjedhjet për president pastaj. Këtë problem nuk e kam vetëm unë, por çështja kryesore kjo është. FSHF nuk ka qenë pranë shoqatës, pse është vetëm në moment zgjedhjesh. Ne që merremi me futbollin amator nuk e praninë e saj asnjëherë, përveçse kur vijnë zgjedhjet.

Në ato zgjedhje pastaj kishte problemin që shoqatat e futbollit amator që ne e dimë që kanë 30 fëmijë, vinin me 2 apo më shumë delegatë, ndërsa pragu është 100 fëmijë. Ne i dimë sepse jemi javë pas javëe në fusha dhe e dimë sa ka njëri e sa ka tjetri”, tregoi Miftari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb