TIRANE

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka uruar sot përmes një postimi në twitter, kryeministrin e Spanjës, për rezultatin e arritur në zgjedhje e përgjithshme.

“Urime për miqtë tanë PSE dhe liderit të tij Pedro Sánchez për rezultatin e mirë në zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë.” -shkruan Balla.

“Sfidat më të mëdha të partisë së tij janë lufta kundër pabarazisë, avancimi i bashkekzistencës dhe frenimi i korrupsionit” – u shpreh kryeministri Spanjol në fjalimin e parë pas fitores.

Partia Socialiste spanjolle në pushtet e kryeministrit Pedro Sanchez fitoi zgjedhjet e treta në 4 vite në Spanjë. Pjesëmarrja në zgjedhjet e përgjithshme të Spanjës ishte 75.8 për qind, më e larta ndër vitet e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb