NGA ERMELINDA HOXHAJ*

Procesi i numërimit për postet e dekanit dhe shefave të departamenteve në 12 universitetet publike në vend është mbyllur. Në Universitetin e Tiranës, 6 dekanët e rinj të fakulteteve janë zyrtarizuar pasi ka përfunduar procesi i numërimit, po ashtu janë zyrtarizuar edhe shefat e departamenteve si dhe anëtarët e senateve. Edhe në Universitetin e Mjekësisë janë zyrtarizuar dekanët fitues me përjashtim të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, pasi kandidatja e vetme, Tatjana Çina nuk ka marrë numrin e mjaftueshëm të votave, 50% plus një të votave të vlefshme që përcakton rregullorja e Ministrisë së Arsimit.

DEKANËT E UT
Në Fakultetin e Histori Filologjisë në garën mes dy zonjave, Valentia Duka dhe Dhurata Shehri, fituese është shpallur Valentina Duka, e cila do të drejtojë këtë fakultet për 4-vitet e ardhshme. Te Shkencat e Natyrës, në vend të rektorit të ri të zgjedhur Mynyr Koni, është shpallur fitues Spiro Drushku, i cili garonte me Anila Papariston. Te Fakulteti i Shkencave Sociale midis dy kandidatëve në garë, Edmond Dragoti dhe Edmond Rapti dekani i ri është zgjedhur Rapti. Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, i cili për 8 vite u drejtua nga Koldeta Dibra e cila nuk arriti të fitonte në garën për rektor, ishin dy kandidatë, Artur Sula dhe Esmeralda Kromidha.

Fituesi i zgjedhjeve te Gjuhët e Huaja është shpallur Artur Sula. Ndërsa te Fakulteti i Drejtësisë ku garon dekani Altin Shegani për një mandat të dytë dhe Artan Hoxha, fitues është shpallur ky i fundit. Ndërkohë që rektori i UT, Dhori Kule tashmë ka fituar postin e dekanit të Fakultetit të Ekonomisë, post të cilin e ka mbajtur edhe para 8 vitesh.

Për pozicionin e dekanit kanë votuar trupa akademike e fakultetit përkatës edhe studentët, pasha e votës së të cilëve është e njëjta si për rektoratin 10% e peshës totale. Ndërsa shefat e departamenteve janë zgjedhur vetëm nga vota e pedagogëve. Te Shkencat e Natyrës rasti më i veçantë është mes dy garuesve në departamentin e Kimisë, Elda Marku dhe Majlinda Vasjari të cilat kanë marrë të njëjtin numër votash të pedagogëve dhe do të zgjidhen me short.

DEKANËT E UMT
Universiteti i Mjekësisë Tiranë, me ndryshimin në mars të këtij viti është reduktuar në tre fakultete nga 5 që ishte më parë, Fakulteti i Mjekësisë, i Stomatologjisë dhe i Infermierisë. Shëndeti Publik dhe Farmacia janë shkrirë në Fakultetin e Mjekësisë. Për postin e dekanit në Fakultetin e Mjekësisë garuan tri kandidatë, Pëllumb Pipero, Florion Toti dhe Xheladin Draçini.

Fituesi me votat e pedagogëve dhe studentëve u shpall Xheladin Draçini. Ndërsa te Fakulteti i Mjekësisë Dentare, ishte vetëm një kandidate Edita Xhajanka, e cila ka fituar me mbi 90% të votave. Pa një fitues ka mbetur Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, pasi kandidatja e vetme, Tatjana Çina nuk ka arritur të marrë më shumë se 30% të votave. Por pas 15 ditëve kjo kandidate sipas rregullores së MAS do hyjë sërish në zgjedhje nëse nuk fiton mbi 50% atëherë do shpallen zgjedhje të tjera.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/04/SENATI.xlsx” viewer=”microsoft”]

rektori

Drejtuesit e rinj të Universitetit të Tiranës

Rektor
Mynyr Koni

Dekan në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Spiro Drushku

Përgjegjës në Departamentin e Biologjisë
Mirea Çekani

Përgjegjës në Departamentin e Bioteknologjisë
Klementina Puto

Përgjegjës në Departamentin e Fizikës
Polikron Dhoqna

Përgjegjës në Departamentin e Informatikës
Endrit Xhina

Përgjegjës në Departamentin e Kimisë
Elda Marku dhe Majlinda Vasjari (vota të njëjta, zgjedhja me short)

Përgjegjës në Departamentin e Kimisë Industriale
Rozana Troja

Përgjegjës në Departamentin e Matematikës
Artur Baxhaku

Përgjegjës në Departamentin e Matematikës së Aplikuar
Fatmir Hoxha

Përgjegjës në Qendrën Kërkimore Florës dhe Faunës
Alfred Mullaj

Dekan në Fakultetin e Histori-Filologjisë
Valentina Duka

Kandidatët për përgjegjës në Departamentin e Gjuhës
Shezai Rokaj

Përgjegjës në Departamentin e Letërsisë
Lili Sula

Përgjegjës në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit
Mark Marku

Përgjegjës në Departamentin e Gjeografisë
Romeo Hanxhari

Përgjegjës në Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore
Lorenc Bejko

Dekan në Fakultetin e Drejtësisë
Përgjegjës në Departamentin e të Drejtës Civile
Zhaklina Peto

Përgjegjës në Departamentin e të Drejtës Publike
Kristina Jançe

Përgjegjës në Departamentin e të Drejtës Penale
Skënder Kaçupi

Dekan në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja
Artur Sula

Përgjegjës në Departamentin e Gjuhës Italiane
Diana Kastrati

Përgjegjës në Departamentin e Gjuhës Gjermane
Sonila Sadikaj

Përgjegjës në Departamentin e Gjuhëve Sllavo-Ballkanike
Sofija Delijorgji

Dekan në Fakultetin e Ekonomisë
Dhori Kule

Përgjegjës në Departamentin e Financës
Edlira Luçi

Përgjegjës në Departamentin e Manaxhimit
Shyqyri Llaci

Përgjegjës në Departamentin e Kontabilitetit
Ingrita Buçka

Përgjegjës në Departamentin e Ekonomiksit
Tonin Kola

Përgjegjës në Departamentin e Marketing-Turizmit
Vjollca Panajoti

Dekan në Fakultetin e Shkencave Sociale
Edmond Rapti

Përgjegjës në Departamentin e Punëve dhe Politikës Sociale
Rudina Rama

Përgjegjës në Departamentin e Filozofisë
Almend Muho

Përgjegjës në Departamentin e Metodave Analitike Instrumentale
Nikolla Civici

Përgjegjës në Departamentin e Mbrojtjes nga Rrezatimet dhe Rrjetet e Monitorimit
Sokrat Ahmetaj

Përgjegjës në Departamentin e Radiometrisë dhe Radiokimisë
Manjola Shyti

Përgjegjës në Departamentin Edukimi Fizik dhe Sporteve
Beqir Kuka

Drejtor në Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar
Elida Bylyka

Universiteti i Mjekësisë
Rektor i universitetit
Arben Gjata 38.291% të votave

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë
Xheladin Draçini

Fakulteti i Mjekësisë Dentare
Edita Xhajanka

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Tatjana Çina 30% të votave, ribëhen zgjedhjet

(m.k/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: